E Diel, 1 Nëntor 2026

Arratisja nga Komisariati, kapet i kerkuari

TIRANE - Nuk kane kaluar shume kohe dhe ka rene serish ne pranga i riu qe u arratis dy dite me pare nga paraburgimi i Kavajes. Burimet zyrtare te policise bejne me dije se Edmond Piraniqi, 30 vjec nga qyteti i Kavajes u kap ne nje banese ne periferi te Durresit, pak kilometra nga Kavaja. I riu u arratis nga ambientet e Komisariatit te Kavajes, dy dite me pare rreth ores 12:00. Sherbimi i Kontrollit te Brendshem te Ministrise se Brendshme shkoi ne vendngjarje per te hetuar lidhur me largimin e Piraniqit. Ne pyetje jane marre dy policet qe duhet te kishin nen mbikeqyrje 23-vjecarin, te cilet rrezikojne te akuzohen per "neglizhence ne pune", si dhe "abuzim me vendin e punes" ne rast se vertetohet se ka shkelje nga ana e tyre. Nderkohe, burimet zyrtare te policise shprehen se SHKB eshte ende duke hetuar lidhur me ngjarjen dhe deri ne oret e vona te mbremjes, ende nuk kishte dale me nje perfundim per fajesine apo pafajesine e uniformave blu.

A. C


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›