E Diel, 1 Nëntor 2026

Policia shpall ne kerkim furnizuesin e lendes narkotike

TIRANE - Bllokohet me shume se 500 gram heroine jane bllokuar gjate nates, duke gdhire dita e djeshme, kur nje person eshte ndaluar dhe me pas eshte vene ne pranga. Burime nga policia thane se, kane mundur te identifikoje edhe furnizuesin e shperndaresit, i cili eshte shpallur ne kerkim. Ishin efektivet e seksioni kunder droges, e arriten te sekuestrojne sasine prej 600 grame lende narkotike, e dyshuar heroine, duke vendosur nen pranga nje shtetas si shperndares dhe posedues te saj. Ishte operacioni i koduar "Qarku i Mbyllur 1", qe ka identifikuar dhe vene ne pranga ne flagrance te Kreshnik Halilajt, 27 vjec, lindur dhe banues ne Tirane. I lartpermenduri u kap ne afersi te rruges "Tasim Shehu" ne Tirane, ku pas nje kontrolli te ushtruar ne banese, iu gjet sasia prej 183.6 grame lende narkotike, e llojit heroine. Sipas hetimeve nga antidroga, dyshohet se shtetasi i sipercituar, lenden narkotike e blinte tek nje tjeter person, i cili eshte shpallur ne kerkim, me qellim shperndarjen e saj. Keshtu, policia ka ushtruar kontroll edhe ne banesen e furnizuesit, emri i te cilit nuk publikohet per arsye hetimore. Nga kontrolli i baneses se ushtruar ketij te fundit u gjet sasia prej 412 grame heroine. Keshtu, ne cilesine e proves materiale u sekuestruan 595.6 grame lende narkotike, nje celular, nje peshore elektronike dhe materiale te tjera qe sherbejne per ambalazhimin dhe paketimin e lendes narkotike.

Shperndaresi

Kreshnik Halilaj, 27 vjec, lindur dhe banues ne Tirane. I lartpermenduri u kap ne afersi te rruges "Tasim Shehu" ne Tirane, ku pas nje kontrolli te ushtruar ne banese, iu gjet sasia prej 183,6 grame lende narkotike, e llojit heroine.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›