Zihen per rrugen, dy te plagosur
Artan Cena
TIRANE - Nje sherr banal ka degjeneruar ne perplasje me arme ne Tirane, ku dy persona jane plagosur. Ngjarja mesohet se ka ndodhur ne afersi te stacionit te trenit ne kryeqytet, kur Gezim Perbibaj ka qene duke hapur nje kanal, e Lazer Ramaj ishte duke kaluar me makine. Por pikerisht vonesat e shkaktuara nga hapja e kanalit nga 32-vjecari Perbibaj ka bere qe te lindte zenka mes dy burrave. Policia e Tiranes ka bere te ditur se, ngjarja ka ndodhur rreth ores 12:15 minuta te mesdites se djeshme. Ishin efektivet e Komisariatit numer 3, qe kane marre njoftimin ne lidhje me ngjarjen e ndodhur. E menjehere kane shkuar ne vendin e ngjarjes, nderkaq qe kane njoftuar dhe efektivet e seksionit te Krimeve Kunder Jetes dhe Shendetit, ne Policine e Tiranes.
Burime nga policia thane se, paraprakisht dyshohet se ngjarja ka ndodhur pas nje konflikti per motive te dobeta dhe te castit, mes qytetareve Gezim Perbibaj, 32 vjec dhe 47-vjecarit Lazer Ramaj. Sipas burimeve te policise, Perbibaj ishte duke hapur nje kanal ne mes te rruges, me qellim qe te fuste nje kabull elektrik. Por Ramaj i cili ishte me makine, ka kerkuar qe te mbyllte kanalin me qellim qe ai te kalonte me automjetin e tij. e ketu ka nisur perplasja mes dy burrave. Fillimisht jane zene me fjale, por me pas kane nxjerre armet. Lazer Ramaj ka pasur nje cifte shotgan ne makine. E ka nxjerre dhe ka qelluar mbi 32-vjecarin qe po hapte kanalin. Por dhe ky i fundit nuk ka ndenjur. Nje pistolete qe kishte pa leje e ka nxjerre nga brezi dhe ka qelluar mbi kundershtarin e tij. Te dy jane plagosur nga kembet dhe ndodhen ne Spitalin Ushtarak.
Ne vendin e ngjarjes, u kryen te gjitha veprimet hetimore dhe procedurale, ndersa ne cilesine e proves materiale jane sekuestruar dy armet e krimit, cifte shotgan e poseduar me leje nga Lazer Ramaj dhe arma tip pistolete e poseduar pa leje nga Gezim Perbibaj.
Burimet nga Policia e Tiranes thane se, dosja me materialet hetimore do t'i kalojne Prokurorise se Tiranes, ne ngarkim te dy personave te larte permendur per veprat penale te "plagosje se rende me dashje" dhe te "armembajtjes pa leje" per Gezim Perbibaj.