E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrasja pasionante ajo e shqiptares

FOXHIA - Vajza shqiptare e gjetur e vrare ne banesen e saj ne Itali, eshte vetem 17 vjece. Ajo kishte me pak se nje muaj qe kishte shkuar ne shtetin fqinj. Sic bejne te ditur mediet italiane, ajo jetonte ne shtepi me nje te ri po shqiptar, i cili eshte Gentian Smakaj, 22-vjec, punetor ne nje oficine. Vajza, qe quhet Sedana u gjet e shtrire pertoke, me fyt te prere dhe e mbuluar me gjak. Shoku i saj e ka gjetur ne ate gjendet dhe ka pesuar shok kur ka pare skenen e tmerrshme. Pas kesaj ka njoftuar menjehere policine. Nuk behen te ditura detaje, por policia ne Foxhia, nuk perjashton asnje piste. Menyra se si eshte vrare, te ben te dyshosh se ai qe e ka vrare mund ta kete njohur. Vajza ishte e veshur me tuta, te njejten veshje me te cilen nje fqinje e saj e kishte pare paraditen e se martes, duke nderur disa rroba ne tel. Burime nga policia thane se, jane duke hetuar pisten e vrasjes pasionante te vajzes se re. A. C


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›