Zjarr ne nje servis makinash, deme
TIRANE - Nje servis automjetesh ka marre flake duke shkaktuar deme materiale. Ngjarja ka ndodhur mesditen e djeshme ne afersi te Unazes se re, ne Tiranes. Servis "Ylli" qe ndodhej ne katin e pare te nje godine dykateshe, prane fabrikes se miellit Tirana, eshte perfshire nga flaket duke vene ne rrezik dhe jeten e banoreve, qe jetonin ne katin e dyte te nderteses. Banoret e lagjes kane qene te paret qe kane konstatuar zjarrin dhe kane ndihmuar ne evakuimin e personave te tjere qe ndodheshin ne banesen ne katin e siperm te servisit. Gjithashtu ata kane lajmeruar menjehere forcat zjarrfikese te cilat vune nen kontroll flaket pa arritur te perhapeshin ne banesat e tjera te cilat ndodheshin shume prane. Sic mesohet nga zjarri ka pasur deme te konsiderueshme materiale. Nderkaq qe nuk ka pasur asnje problem ne lidhje me shuarjen e flakeve te renda. Nga ana e saj policia ka nisur hetimet, nderkohe qe nuk jane bere te ditura shkaqet e ketij zjarr.
A. C
A. C