Mario Dragi, pasardhës i Jean Claude Trishet

Kryebankieri italian Mario Dragi mund të jetë pasardhësi i presidentit aktual të Bankës Qendrore Europiane (BQE) Jean Claude Trishet.
Ministrat e financave të Gjermanisë dhe Francës, por edhe krerët përkatës të këtyre shteteve kanë dhënë vlerësimin maksimal për kandidaturën e Dragit në krye të institutit të Frankfurtit.
Mandati i presidentit të tanishëm, Jean Claude Trishet, skadon në tetor të këtij viti.