E Shtunë, 31 Tetor 2026

INSTAT, bien eksportet, ulen të ardhurat

Pas një periudhe mjaft pozitive, bilanci i eksporteve për muajin mars pëson një ulje me 15.4 përqind në krahasim me muajin shkurt. Sipas drejtoreshës së Statistikave Ekonomike pranë INSTAT Elsa Dhuli, si rezultat i uljes së eksporteve, defiçiti tregtar i këtij muaji ka pësuar rritje me 47.2 përqind.

Ulje të konsiderueshme ka pësuar edhe eksporti i nëngrupit minerale ,lëndë djegëse dhe energji elektrike me 44.3 përqind, ndërkohë që ky ka qenë nëngrupi me përqindje më të lartë të eksportit.
 

Ndërkohë që disa prej partnerëve tregtarë me të cilët eksporti dhe importi kanë pësuar rritje këtë muaj kanë qenë vende si Gjermania, Spanja, Kosova, Kina, Turqia dhe Austria.
 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›