ProCredit rrit interesat për depozitat në lekë
• Kush depoziton para në monedhën vendase do të përfitojë më shumë. ProCredit Bank ka rritur normat e interesit për depozitat në monedhën vendase.
Sipas ndryshimeve të bëra për depozitë në lekë me afat 24-mujor, norma e interesit bëhet 7.20 për qind ndërsa për depozitat me afat 36-mujor, norma e interesit bëhet 7.50 për qind. Në këtë mënyrë që prej ditës së djeshme, të gjithë klientët e ProCredit Bank do të përfitojnë interesa më të larta për depozitat me afat për periudhën 24 dhe 36-mujore. ProCredit Bank me qëllimin për të nxitur kursimet në monedhën vendase ofron interesa mjaft konkurruese në treg për depozitat në lekë, me afat më të gjatë. Rishikimi i interesave në monedhën vendase vjen si rezultat i politikës monetare të ndjekur nga Banka e Shqipërisë, si dhe reflekton sinjalet dhe pritshmëritë e tregut. Gjithashtu, ProCredit Bank ka ndryshuar normën e interesit për llogari kursimi dhe depozita me afat në dollarë amerikanë për periudhën 1, 3, 6, 12 dhe 24-mujore. Ky ndryshim erdhi si rezultat i vendimeve të njëpasnjëshme nga Banka Qendrore e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për uljen e normës bazë të interesit në dollarë amerikanë. Deri më 31 mars 2008, ProCredit Bank në Shqipëri ka 28 degë, duke synuar të jetë e pranishme aty ku jetojnë dhe punojnë klientët tanë. Banka ka një portofol të përgjithshëm kredie prej rreth 120 milionë euro, që u janë dhënë më shumë se 1,751 ndërmarrjeve të vogla në Shqipëri. Depozitat e përgjithshme të klientëve arritën në mbi 212 milionë euro dhe numri i përgjithshëm i llogarive të klientëve arriti në rreth 184 mijë. Rreth 63% e llogarive të kursimit dhe depozita me afat përbëhen nga shuma më pak se 1,000 euro. Kjo tregon që numri i madh i llogarive të vogla të kursimit që kemi pasqyron faktin që të gjitha bankat ProCredit kanë një orientim të fuqishëm drejt “shërbimeve bankare të përgjegjshme”, e cila nxit zhvillimin social dhe ekonomik. Aksionerët e ProCredit Bank në Shqipëri janë: ProCredit Holding AG dhe Commerzbank AG. ProCredit Bank është e pranishme në 23 shtete, në: Evropën Juglindore, Afrikë dhe Amerikën Latine.