Ndoka: Ndryshimi i klimës rrezik për shëndetin
• “Ndryshimi i klimës si pasojë e ngrohjes globale, rrezikon shëndetin e qytetarëve dhe krijon sfida të reja, të panjohura më parë, për sistemin tonë shëndetësor”.
Kështu deklaroi dje ministri i Shëndetësisë, Nard Ndoka, në Ditën Botërore të Shëndetit. Sipas ministrit Shqipëria ka probleme për shkak të një ekosistemi të dëmtuar dhe të ndotjeve që ka shkaktuar urbanizimi i shpejtë, dy e trefishimi i popullsisë në qendrat kryesore urbane, brenda një periudhe të shkurtër kohore, në më pak se dy dhjetëvjeçarë. Impakti mbi shëndetin i ndryshimit klimatik godet më shumë vendet e varfra dhe vendet relativisht të varfra që janë në zhvillim e sipër, siç është vendi ynë”, deklaroi ministri. Sipas tij, tashmë ka prova të padiskutueshme që tregojnë se, grupet e varfra social-ekonomike janë më të ekspozuar ndaj rreziqeve mbi shëndetin dhe janë ato që vuajnë më shumë pasojat e ndotjes. Po kështu, edhe mosha e tretë apo fëmijët e vegjël i ndjejnë më shumë pasojat e këtyre rreziqeve që vijnë nga ndryshimi i klimës. Ministri vuri në dukje se nevojitet një kujdes më i madh ndaj ujit të pijshëm dhe higjienës, ambientit të pastër dhe ushqimit të sigurt, imunizimit dhe mbikëqyrjes së sëmundjeve, kontrollit të vektorëve dhe përgatitjes ndaj katastrofave. “Kam bindjen se në bashkëpunim të ngushtë me faktorin ndërkombëtar, sistemi ynë shëndetësor do të përshtatet dhe do të përgatitet për këto sfida të reja”, theksoi Ndoka.