Arratisje nga burgu zvicerian me pistoletë lodër, mes tyre edhe shqiptarë
Zvicër- Një arratisje spektakolare ka ndodhur nga burgu i Bois-Mermet i Lozanës në Zvicër ku mes tyre ndodhej edhe një shqiptar. Pesë personat e burgosur të dënuar për vepra të ndryshme penale kanë përfituar gjatë kohës së shëtitjes në oborrin e burgut.
Mësohet se kanë qenë tre persona nga pjesa e jashtme e burgut që janë ngjitur me një shkallë metalike në muret e burgut dhe kanë hedhur në oborr për grupin e të burgosurve që kishin plan arratisjen, një thes me një imitim revole, një shishe me lotsjellës dhe një vegël për prerje metali.
Këto mjete kanë shërbyer për të kërcënuar rojet e burgut dhe të burgosurit e tjerë dhe pasi kanë prerë një pjesë të rrethimit prej teli, ata kanë kapërcyer murin.
Aksioni i të burgosurve nuk ka zgjatur më shumë se 5 minuta dhe duket të jetë planifikuar për një kohë të gjatë. Pas alarmit, Policia e Kantonit të Vaudit ka mobilizuar një numër të madh pjesëtarësh të saj të cilët janë vënë në kërkim të të arratisurve 20 patrulla. Shqiptari akuzohej për trafik droge, francezi për grabitje, drogë dhe armëmbajtje ndërsa 22-vjeçari kosovar për vjedhje.