E Diel, 1 Nëntor 2026

Inagurohet portali i patenta online, Berisha: Mandati tjetër, i dixhitalizimit

patenta-onlineTiranë- Qytetarët shqiptarë tanimë mund të pajisen me një patentë përmes procedurave online. Në inagurimin e portalit  e-Patenta pjesë e www.e-Albania.al, si shërbim i Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR) ishte i pranishëm edhe kryeministri Berisha.

Shefi i qeverisë, Sali Berisha tha se projekti do të kursejë shpenzimet e pamerituara si dhe do të rrisë transparencën ndaj qytetarëve.

Ky proces është vendimtar për reformën e thellë në administratës. Kjo kërkon nga punonjësit e administratës një vetëdije për rëndësinë jetike që ka,- tha Berisha.

Ndërkohë që u zotua se nëse i besohet një mandat i tretë qeverisës dixhitalizimi do të futet në çdo fushë të shërbimeve dhe administratës.

I bëj thirrje të gjitha agjencive, të lëvizin dhe të bëjnë gjithçka për të vendosur procedurat on-line4-vjeçari që vjen do jetë 4-vjeçari i dimensionimit të madh të dixhitalizimit,-tha ai.

Projekti kap një vlerë 2.6 milionë euro me financim të komunititet evropian dhe DPSHTRR me një investim prej 15 milionë lekë realizoi bllok-skemën llogjike të shërbimit e-Patenta, i zbatuar nga kompania shqiptare Advanced Business Solutions (ABS).

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›