Arratisje spanjolle në rally-n e Dakarit
Karlos Sainz, piloti spanjoll i Volkswagenit dhe ish-kampion i botës në vitin 2006 dhe bashkëkombësi i tij, Mara Koma, po dominojnë rally-n e Dakarit pas tri etapash. Ai kryeson edhe pse gara speciale e së hënës, nga Porto Madrin deri në Jakobaçi në Argjentinë u fitua nga piloti nga Katari, Naser Al-Atijah (BMW). Koma fitoi garën me motorë me kohën 5 orë 18 minuta e 17 sekonda dhe ndodhet 39‘11 përpara francezit David Fretinj.