Konflikti në Gaza pezullon kampionatin
Kampionati izraelit i futbollit është shtyrë për të paktën një javë, për shkak të konfliktit në Gaza. Prej disa ditësh Izraeli ka ndërmarrë një ofensivë të ashpër në territorin palestinez. Federata e Izraelit ka sqaruar se pezullimi ka ardhur prej bombardimeve në Rripin e Gazës. Pas 15 javëve, kampionati kryesohet nga Makabi Haifa, ndërkohë që mund të ndërpriten edhe shumë aktivitete të tjera sportive.