E Diel, 1 Nëntor 2026

Barcelona, një "makineri" e jashtëzakonshme golash

Barcelona e këtij sezoni është skuadra që shpreh në mënyrën më të mirë në fushë konceptin e futbollit spektakolar. Sikur të mos mjaftonin magjitë e Mesi & Co., këtë e dëshmon edhe një statistikë e jashtëzakonshme. Me tre golat e realizuar të shtunën e kaluar në portën e Majorkës, skuadra e Pep Guardiolës arriti kuotën e 51 golave të shënuar në vetëm 17 javë të luajtura në La Liga: mesatarja e rrjetave është tre në çdo ndeshje. Përveç shifrës së pabesueshme, ekziston edhe një tjetër fakt jashtë kufijve të normales. Në gjysmën e parë të sezonit, katalanët kanë përshëndetur rrjetën aq herë sa Valencia në edicionin 2001/02, periudhë kur fitoi titullin në Spanjë. Diferenca "e vogël" është se golin e 51-të, Valencia e Benitez e realizoi në javën e 38-të të kampionatit, ndërkohë që Barça duket se nuk po i vuan largimet e dy yjeve si Ronaldinjo dhe Deko.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›