Ron Denis përfundon në gjyq: është seksist dhe homofob
Racist dhe homofob: këto janë akuzat nga të cilat duhet të mbrohet Ron Denis. Ai është hedhur në gjyq nga një ish-punonjës i avionit të tij privat, Peter Boland, i cili thekson se është pushuar nga puna nga bosi i MekLarenit, sepse dyshonte se ishte "gay". Jo vetëm kaq. Personi në fjalë, një inxhinier i lindur në Hong-Kong, por me banim në Stoumarket, në Suffolk, është punësuar në vitin 2002 nga "Absolute Taste" (një degë e firmës që merret edhe me Formula 1). Në atë kohë, ai u kalua menjëherë te "Greyscape" (kompania private, që ngre në fluturim avionin e Denis). Padronit miliarder të skuadrës së Luis Hemilton i ka shpëtuar një koment racist gjatë një udhëtimi në Mesdhe, ku kishte thënë se do të duhej "të lante duart, pasi kishte shtrënguar gjatë gjithë ditës duart e arabëve".
Dhe nuk mjafton kjo. Gjithnjë sipas Boland, Denis është "injorant edhe nga ana kulturore", sikurse edhe e konfirmojnë disa gafa të tij, të regjistruara nga punonjësi i avionit. Mes tyre, ofertat alkoolike për një grup biznesmenësh arabë, duke mos respektuar besimin e tyre fetar. Sikurse nënvizon "Daily Mail", çështja është shumë serioze, sepse Denis bën shpesh biznes me shumë arabë dhe se sheiku Muhamed, anëtar i familjes mbretërore të Bahreinit, është një nga ortakët e tij.
Por në mbrëmje, një burim pranë bosit të MekLarenit ka përgënjeshtruar me forcë të gjitha akuzat për racizëm ("të thuash se Ron është racist është qesharake, ose gënjeshtër"), ndërsa nga skuadra e Formula 1 nuk ka ardhur ende asnjë koment zyrtar rreth çështjes, e cila mbetet për t‘u diskutuar në gjyqin e Southemptonit. Para se i interesuari të bënte denoncimin kishte refuzuar 8000 sterlina (baras me pak më pak se 8800 euro dhe që i korrespondonte 4 muajve rrogë), të cilat "Absolute Taste" ia kishte propozuar si marrëveshje për të mbyllur gojën. Boland, i cili ka punuar në këtë kompani për 5 vite, deri më 8 maj 2007, kërkon nga tri shoqëritë e kontrolluara nga Ron Denis ("MekLaren Group Limited", "Absolute Taste" e "Greyscape") një dëmshpërblim të pacaktuar për largim të padrejtë nga puna dhe për diskriminim me sfond seksual, duke theksuar se gjithçka kishte filluar në 2005-ën, pasi ai kishte refuzuar ngacmimet seksuale të dy kolegëve meshkuj.
Sipas tij, Deni ishte vënë në dijeni për propozimin seksual, objekt i të cilit ishte 27-vjeçari dhe nga ai çast kishte filluar ta trajtonte në mënyrë "tmerrësisht të ndryshme", deri në momentin e largimit nga puna. "T‘u shpjegoje atyre se nuk isha ‘gay‘, ishte një gjë me të vërtetë e vështirë", ka sqaruar djaloshi. Ai ka treguar më pas se si bosi i MekLarenit e provokonte me pretekste absurde, si ai i të qenit gjithmonë në dispozicion në çfarëdo orë të ditës dhe të natës gjatë gjithë vitit, për të kënaqur çdo kapriço të tij apo të miqve të tij në bordin e "Challenger 604 Jet", pa marrë kurrë pushim edhe kur ishte i sëmurë. Krejt të kundërtën thotë kompania. Sipas tyre, largimi i Boland ishte logjik dhe i pashmangshëm, për shkak të një serie të vazhdueshme gabimesh të bëra nga ai, si fjetja gjatë orarit të punës në një fluturim, ku ishte i pranishëm edhe vetë Denis, ose komunikimi jo i mirë me sheikun Muhamed. Çështja vazhdon dhe priten zhvillime të reja në seancat e ardhshme.