Arresohet 22-vjeçari, kaloi klandestinë për në Greqi
"Bashkim Brahimi, 22 vjeç, lindur në Pukë dhe banues në Valias të Tiranës, u kap në flagrancë nga shërbimet e sektorit të kufirit në rrethin e Devollit, së bashku me një grup personash që synonin kalimin e paligjshëm të kufirit për në Greqi", thanë burimet e policisë lokale.
Nga hetimet, rezulton se 22 vjeçari Brahimi, shërbente si udhërëfyes për një grup prej 9 klandestinësh nga rrethet e veriut si Puka, Dibra e Mati, kundrejt një shpërblimi prej 100 euro për secilin.
Nga hetimet, rezulton se 22 vjeçari Brahimi, shërbente si udhërëfyes për një grup prej 9 klandestinësh nga rrethet e veriut si Puka, Dibra e Mati, kundrejt një shpërblimi prej 100 euro për secilin.