E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dëshmitari i “Azem Hajdarit”, në qeli edhe pas lirisë

Dje në gjykatën e Tiranës është shtyrë sërish gjyqi ndaj Cakrrit, i cili ka bërë kërkesë për lirimin e tij nga qelia. Administrata e burgut të Shën Kollit në Lezhë, nuk e kishte sjellë të plotë dinamikën e vuajtjes së dënimit. 

TIRANE-Petrit Cakrri, dëshmitari i vrasjes së deputetit të Partisë Demokratike, Azem Hajdari në vitin 1998, vazhdon të qëndrojë në qeli edhe pse prej katër muajsh e ka përfunduar masën e dënimit. Dje në gjykatën e Tiranës është shtyrë sërish gjyqi ndaj Cakrrit, i cili ka bërë kërkesë për lirimin e tij nga qelia. Administrata e burgut të Shën Kollit në Lezhë, nuk e kishte sjellë të plotë dinamikën e vuajtjes së dënimit. Sipas burimeve nga gjykata, juristi kishte sjellë vetëm një pjesë të dinamikës dhe jo atë që ka të bëjë me vuajtjen e dënimit. Gjykata e ka paralajmëruar juristin se do ta ndjekë penalisht nëse nuk e sjell të plotë gjithë dinamikën të martën e javës së ardhshme, kur është caktuar dhe seanca e radhës. Cakrri njihet si person me precedent penal, ai është dënuar për vjedhje dhe mashtrim. Pas largimit nga burgu ai u riarrestua më 1 Maj 2009 në një hotel në kryeqytet. Cakrri pretendon lirimin me argumentin se i ka përfunduar hesapet me drejtësinë shqiptare. Pasi të ketë në dorë të gjithë dinamikën e tij, gjykata do të vendosë për lirimin ose jo nga qelia të tropojanit që ka qenë dëshmitar në procesin e shekullit, “Hajdari”.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›