E Shtunë, 31 Tetor 2026

Historianët: Të mos ratifikohet marrëveshja me Greqinë

Prof. Arben Puto, historian dhe ekspert i së Drejtës Ndërkombëtare, bëri thirrje për një ballafaqim mes argumenteve dhe studimit të kolonelit Myslim Pashaj mbi këtë marrëveshje dhe institucioneve shtetërore.

 "Jemi përpara një studimi dhe nuk ke të bësh me supozime, por me fakte dhe llogaritje të ekspertit më të mirë në vendin tonë, për të cilën deri tani nuk është dhënë asnjë përgjigje nga autoritetet. Nuk flasim për dyshime, por për probleme serioze që duhen parë me kujdes.

Duhet të ballafaqohen argumentet dhe të dalim në një konkluzion të përbashkët", u shpreh në diskutimin e tij për këtë çështje prof. Puto. Marrëveshja, e miratuar dy javë më parë nga Komisioni parlamentar i Ligjeve, përcakton  koordinatat e reja ujore mes Shqipërisë dhe Greqisë, pasi kufiri mes dy vendeve nuk ka qenë asnjëherë i përcaktuar.

Në të përcaktohet një kufi ndarës në masë të barabartë mes dy shteteve, 150 pika ndarëse në të gjithë sipërfaqen ujore. Marrëveshja me Greqinë për koordinatat ujore pritet t’i kalojë për miratim Kuvendit në sencën plenare të 19 tetorit. (foto tch)

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›