Durrës, vetëplagoset me “mulli” 30-vjeçari
"Gentian Koçi, 30 vjeç, u vetëplagos me një pistoletë të tipit të vjetër me mulli", bëri të ditur në njoftim policia. Burime jo zyrtare thanë se së bashku me 30 vjeçarin, në banesën e tij, ndodheshin dhe dy vajza, të cilët po luanin me pistoletë lojën vdekjeprurëse “ruleta ruse”.