Policia masa për protestën e PS-së
“Më datë 10 Tetor 2009, Partia Socialiste e Shqipërisë ka njoftuar për zhvillimin e një mitingu në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” Tiranë. Në këtë kuadër, Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë ka marrë masa për sigurimin e rendit e të qetësisë publike, si dhe garantimin e zhvillimit normal të këtij tubimi”, bëjnë të ditur burime zyrtare nga kjo drejtori.
Më datë 10 Shkurt 2009, duke filluar nga ora 16.00 deri në përfundim të aktivitetit, do të merren masat për bllokimin e segmentit rrugor përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit “ deri në Sheshin “Nënë Tereza”.