E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zhvillohet forumi “Kosova-mundësi energjitike”

Në Forum ishte i pranishëm dhe Kryeministri i Kosovës z. Hashim Thaçi, përfaqësues të qeverive të vendeve të Ballkanit, etj.

Shembull i qartë i pasojave të krizës financiare edhe në fushën energjitike ishin shenjat e dhëna për tërheqjen e kompanive të tilla të mëdha si RWE/GJermani, ENEL/Itali, CEZ/Ceki, etj. nga projekti i ndërtimit të termocentralit “Kosova e Re” në Kosovë, i parashikuar në fuqi 2100 MGW, bazuar në linjitin sipërfaqësor, që mbahej para disa vitesh një nga projektet strategjike europiane. Shembuj të ngjashem të tërheqjes së kompanive të mëdha investitore nga projekte të tjera energjitike ka pothuaj në tëe gjitha vendet e tjera të Europës dhe më gjerë si Poloni, Serbi, Rumani, etj.

Bazuar në të dhënat dhe pëfundimin e mësipërm ju ka kërkuar vendimarrjes politike të vendeve të Ballkanit Perëndimor përfshi Kosovës dhe Shqipërisë, që duhet urgjentisht ti përshtaten kushteve të reja ekonomike dhe financiare si pasojë e krizës globale për zhvillimin e projekteve energjitike të parashikuar në vende të tilla. Në kushtet e vështirësimit maksimal të tërheqjes së investimeve të huaja vendimarrjet politike duhet të rishikojnë ndërtimin me faza të projekteve me qëllim zvogëlimin e masës së financimeve të nevojshme, parashikimin e burimeve publike të financimit, bashkëpjesëmarrjen e financimit publik të disa vendeve të interesuara, etj,.

Forumi Ndërkombëtar “Kosova – mundësi energjitike” ishte i pari i llojit te tij i zhvilluar në Kosovë dhe një nga më të rëndësishmit të zhvilluar në Europën juglindore për vitin 2009.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›