E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlorë, kapet 28 kg drogë, do trafikohej në Greqi

Operacioni i koduar “Mesnata”, përfundoi me arrestimin e shtetasi Jonuz Memini, 60-vjeç, banues në lagjen “Kushtrimi”.

Sasia e drogës u gjetën në banesën e 60 vjeçarit e paketuar në 23 pako e mbështjellë me letër natriban. Nga hetimet njëmujore të kryera në lidhje me këtë rast ka rezultuar se lënda narkotike dyshohet se ishte përgatitur për t’u trafikuar në Greqi.

Vijojnë hetimet për të identifikuar bashkëpunëtorët e tjerë dhe për të zbardhur veprimtarinë e plotë kriminale të këtij shtetasi.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për Krimet e Rënda Tiranë për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”. /Start/

                                                                                             2012-05-31 12:48
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›