E Diel, 1 Nëntor 2026

Makine misterioze te busti i Aqif Pashes, panik tek pushtetaret vendore e qytetaret

Elbasan- Festimet ne qytetin ku u ngrit per here te pare flamuri i Pavaresise kane kaluar me nje incident qe vuri ne panik te pranishmit per rreth gjysme ore. Nje automjet me targa italiane VI 923888 ka prishur mbarevajtjen e festes se Pavaresise ne qytetin e Elbasanit. Makina ishte parkuar para monumentit te Aqif Pashes, pikerisht ne vendin ku do te parakalonin autoritetet vendore, nderkohe qe fare prane ndodheshin qindra qytetare qe merrnin pjese ne ceremoni. Zhdukja e pronarit dhe parkimi ne vendin e gabuar eshte shoqeruar me dyshime dhe panik nga te gjithe te pranishmit. Madje disa qytetare kishin frike se mos brenda automjetit ndodhej sasi eksplozivi, i cili mund te shperthente gjate kohes qe do te zhvillohej ceremonia. Per largimin e makines jane angazhuar policia bashkiake, policia e rendit dhe organizatoret e ceremonise. Perpjekjet per te gjetur pronarin kane deshtuar. Policia ka tentuar te hape deren e automjetit, por e ka pasur te pamundur. Me pas eshte angazhuar nje furgon, i cili nuk ka mundur qe ta terheqe. Ne fund e ka pasur radhen karrotreci. Por edhe ai nuk ka mundur qe te terheqe i vetem mjetin. Ndaj per ngarkimin ne karrotrec jane angazhuar police, qytetare, banda frymore etj. Me ne fund makina eshte larguar dhe te pranishmit kane ndjere nje clirim nga momentet e ankthit qe perjetuan ne shesh. Per me se nje ore u kryen ceremonite e parashikuara per diten e Pavaresise, ndersa nuk ka ndodhur ndonje incident tjeter i pakendshem.

F. Salliu


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›