Mima: Kemi 84 e më shumë vota për Presidentin e ri
Ish-zv/ministri i Financave, deputeti i PD-së Florion Mima preferon shembullin e Kosovës për të vënë në krye të shtetit një femër si presidente të Shqipërinë. Ashtu si Ahtifete Jahjaga, z.Mima vlerëson në krye të presidencës shqiptare pikërisht kryetaren aktuale të Kuvendit, znj.Jozefina Topalli. Në këtë intervistë për “Gazeta Shqiptare” deputeti Mima thotë se zgjidhja më e mirë do të ishte dy presidente në dy shtete shqiptare. Z.Mima flet dhe për nismën e PD-së për shkarkimin e nënkryetarit të KLD-së Kreshnik Spahiu që sipas tij, iniciativa e deputeteve thjesht i bën nder parlamentit shqiptar i cili sipas tij “nuk mund të jetë më i përfaqësuar në KLD nga një individ i cili pasi ka futur në qorrsokak drejtësinë shqiptare, tashmë rreket të bëjë të njëjtën gjë edhe me vendin dhe integrimin e tij në BE”.
Z.Mima, si e gjykoni kërkesën e një grupi deputetesh për shkarkimin e nënkryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë?
Personalisht mendoj se është korrupsion i pastër politik shfrytëzimi i postit zyrtar për të marrë avantazhe personale a për një grup të caktuar njerëzish. Gjithmonë jam ndjerë keq kur shikoja në TV të ndryshme këtë individ teksa shfrytëzonte postin e tij për të promovuar një parti në lindje e sipër. Kjo është e paprecedent. Nuk po hyj te tezat e lançuara nga ky individ pasi shumica e tyre më rezultojnë të jenë kundër të gjitha aspiratave të shqiptareve për integrim. Të hedhësh krahëve flamurin kuqezi është cinike, në një kohë kur të gjitha tezat e lançuara janë të tilla që do t’i kishin zili edhe ata që na kanë djegur e vrarë ndër shekuj.
Kreshnik Spahiut, i kanë mbetur vetëm pak muaj në këtë post, pse mazhoranca se lë të ikë por kërkon ta shkarkojë?
Iniciativa e deputeteve thjesht i bën nder Parlamentit shqiptar i cili nuk mund të jetë më i përfaqësuar në KLD nga një individ i cili pasi ka futur në qorrsokak drejtësinë shqiptare, tashmë rreket të bëjë të njëjtën gjë edhe me vendin e integrimin në BE.
A po rrezikon politika një ngërç tjetër politik nisur nga fakti se ka nisur para kohe debatin për kreun e ri të shtetit ?
Besoj dhe uroj që fjala “ngërç”, e cila s’është gjë tjetër veçse një mënyrë të thëni me politesë e një faze ku miratimi i ligjeve dhe reformat respektive integruese stagnojnë, ku njëra palë përpiqet të pengojë tjetrën e të marrë avantazh personal nga disavantazhi i krijuar tjetrës, ku stërkëmbëshi bëhet metoda më e parapëlqyer për të zëvendësuar dorën e shtrirë për bashkëpunim, etj etj. Pra, sinqerisht uroj që kjo fjalë t’i përkasë së shkuarës dhe jo së ardhmes. Aq më shumë për ngjarje të tilla festive e ceremoniale siç është ajo e zgjedhjes së kryedinjitarit të shtetit. Nëse ka nisur para kohe apo jo, unë nuk di ta them, por edhe ju që po më pyesni për këtë temë, pikërisht për këtë po ndihni, pra që populli të marrë vesh në avancë se cilat do të jenë disa nga figurat me integritetin më të spikatur, me staturën më kombëtare, me kurajën për të dalë mbi palët dhe më cilësitë me të mira të mundshme që duhet të karakterizojnë një figurë që i bashkon e pajton shqiptarët dhe simbolizon unitetin e tyre.
A kishte mundësi mazhoranca të shmangte përplasjen me Presidentin Topi?
Nuk besoj se mazhoranca ka iniciuar ndonjë përplasje. Madje, lideri i saj ka qenë tejet i kujdesshëm për të mos u shprehur para kohe rreth temës së Presidentit, për të mos lançuar emra e për të mos u përfshinë në debatin e ideuar nga opozita, siç ishte ai se presidenti duhet të përzgjidhet me konkurs, siç u përzgjodh Avokati i Popullit etj. Madje, mazhoranca e ka quajtur zhvlerësues debatin e parakohshëm për Presidentin për sa kohë vendi ka një president në detyrë.
Sipas jush, a është shkaku i tensionimit të marrëdhënieve mes mazhorancës dhe z.Topi pikërisht mundësia e lënë hapur prej tij për krijimin e një partie të re brenda spektrit të djathtë?
Unë kam dëgjuar z.Biberaj dhe Mustafaj të shprehen rreth kësaj teme dhe nuk kam asnjë arsye të mos e marrë të mirëqenë faktin se një forcë e re po ravijëzohet dhe mesa duket në qendër të saj do të jetë z.Topi. Personalisht, mendoj se posti i kreut të shtetit është më i larti në hierarkinë politike dhe si i tillë ai duhet të jetë përmbyllësi në jetën e karrierën politike të një individi. Unë nuk e perceptoj dot që Bush të rinisë sot garën qoftë me një parti të re apo edhe brenda Partisë Republikane për t’u bërë, të themi, sekretar shteti. Ndaj mendoj që kandidatët për president duhet të jenë në një moshë të pjekurisë së plotë, moshë që sjell edhe zbehjen e sfumimin e pasioneve rinore dhe ndihmon në marrjen e vendimeve të urta e të paqortueshme.
A e mbështesni zgjedhjen e një presidenti konsesual dhe jo të dalë nga PD-ja përmes 71 votave ?
Ç’do të thotë në këtë rast ‘konsensual’? Nëse me këtë term nënkuptoni pazarin për të nxjerrë në treg postin e presidentit, jam absolutisht kundër. Nëse me këtë term nënkuptoni që paneli intervistues i PS-së, pa paragjykuar përbërjen e panelit, të marrë në pyetje kandidatët dhe pastaj ‘fituesi’ t’i imponohet ‘konsensualisht’ mazhorancës përsëri jam absolutisht kundër. Konsensusin e gjenerojnë vetë figurat e larta e të ndritura, me integritet moral e profesional, njerëz që kanë shkrirë jetën për të mirën e popullit dhe jo ata që shkrijnë të mirat e popullit për avantazh e prosperim personal. Mendoj se dispozita e votimit me 71 vota është valvul sigurie për të mos futur vendin në qerthullin e disa palë zgjedhjesh politike. Gjithsesi mendoj dhe besoj fort që presidenti do të zgjidhet vërtet konsensualisht dhe në mënyrë kushtetuese me 84 e më shumë vota.
Disa deputetë të PD-së janë deklaruar pro kandidaturës së z.Berisha për President. Ju personalisht si e shikoni emrin e Berishës sërish në krye të shtetit? A është kjo kandidatura më e fortë e PD-së ?
Vetë z.Berisha është shprehur në mënyrë kategorike kundër kandidimit të tij për postin e presidentit. Ndaj mendoj se ky diskutim është i mbyllur dhe nuk besoj se me këtë që them mund t’u ngelë hatri disa kolegëve të mi në PD, të cilët qoftë nga ana racionale apo edhe nga ajo emocionale, nga ekzaltimi që ne ndjejmë kur bëhet fjalë për kryetarin e partisë sonë, kanë zgjedhur që z.Berisha të jetë kandidati i tyre i preferuar.
Brenda PD-së flitet edhe për emrin e kryetares së Kuvendit Jozefina Topalli për postin e presidentes së re të Republikës. Sipas jush cilat janë shanset e saj për të qenë pasardhëse e Bamir Topit në Presidencë ?
Vetë znj.Topalli, e cila është një nga drejtueset e larta të PD-së, një figurë solide dhe e pakompromis në çimentimin e demokracisë në Shqipëri, ka preferuar të mos komentojë rreth kësaj teme. Unë do të bëj të njëjtën gjë, vetëm se do të thoja se dy presidente femra në dy shtete shqiptare do të ishin një piedestal i merituar për nënën, motrën, gruan dhe vajzën shqiptare.
Prej kohësh flitet pa zë për trashëgiminë politike, në të z.Berisha në PD. Kë shikoni në krye të PD-së pas disa vitesh ?
Z.Berisha ka bërë të qartë se do të largohet nga drejtimi i PD-së nëse humbet në zgjedhje të lira e demokratike. Derisa kjo të ndodhë besoj se do të kalojë shumë kohë, ndaj ju rezervoj të drejtën për të ma bërë ketë pyetje dhe për të marrë përgjigjen respektive në kohën e duhur.
Turi që ka nisur znj.Topalli për përvjetorin e 21 të PD-së nëpër qytete të ndryshme të vendit, po komentohet si angazhim i saj për t’u ngjitur në krye të PD-së. Kështu është në të vërtetë?
Kjo pyetje ka lidhje me atë të mësipërmen, pra nuk do të komentoj asnjë emër, përfshi edhe atë të zj.Topalli, si kandidat për t’u ngjitur në krye të PD-së. Theksoj vetëm se, të gjithë ata që sot janë bashkëpunëtorët më të afërt të z.Berisha, kanë vlera, kanë integritet, besojnë në vlerat e të djathtës evropiane dhe secili prej tyre mund të jetë një kandidat potencial për të drejtuar partinë më të madhe në vend.
A ka klane brenda Partisë Demokratike apo grupe të ndryshe që punojnë për interesat e veta dhe jo të partisë?
Jam njeriu më i gabuar për të më drejtuar këtë pyetje. Nëse me ‘klan’ nënkuptoni një grup kolegësh që rrinë bashkë, kanë më shumë simpati e u hahet muhabeti më shumë se me të tjerët, po, ka dhe p.sh., “klani” ku unë bëj pjesë ka vetëm dy anëtarë, një kolegun tim të zyrës dhe mua. Por ka edhe klane me më shumë anëtarë siç ka edhe anëtarë që bëjnë pjesë në më shumë se një klan.
Atëherë këto klane apo grupe punojnë për interesat e tyre apo të partisë?
Sigurisht që gjithkush punon për të mbrojtur interesat e partisë e cila përfaqëson interesat e elektoratit që e ka votuar. Por gjithashtu, secili prej nesh punon edhe për interesat e tij pasi me ketë punë që bëjmë ushqejmë fëmijët tanë dhe nuk është turp të punosh për interesat e tua. Por më duket se ju nuk e keni fjalën për interesat vetjake të ligjshme por për të tjera për të cilat unë refuzoj të komentoj pasi kjo e juaja është akuzë shumë e rëndë dhe pa prova ajo veç zhvlerësohet e kthehet në thashethem.
Çfarë e rrezikon fitoren e PD-së në zgjedhjet parlamentare të 2013?
Besoj se qeveria e dalë nga kjo mazhorancë ka nderuar dhe respektuar shumicën e premtimeve të bëra dhe për mua ky është testi për të matur rrezikun apo edhe suksesin vis a vis votuesve të vet, ka ditur të mbajë vendin larg vorbulles së krizës dhe ka rritur mirëqenien e shqiptarëve dhe ky është testi për të parë sjelljen e të tërë elektoratit dhe po ashtu ka përballë një opozitë të dobët e demagogjike çka jo vetëm nuk përbën kërcënim por në të kundërt të jep më shumë siguri se edhe zgjedhjet e vitit 2013 do të fitohen nga po kjo mazhorancë e po ashtu me jep të drejtë t’ju rikujtoj se do të duhet të prisni edhe ca kohë për të mësuar përgjigjen e pyetjes së bërë më lart lidhur me pasuesin.
Mendoni se PD-ja ka braktisur militantët e saj për shkak të rrogëtarëve ndërsa qëndrestarët janë lënë në hije?
Qeverisja nuk duhet perceptuar kurrë si Santa Klausi që shpërndan poste e qoshe të ngrohta për pjesëtarë, votues e militantë të saj, por si një marrje përsipër përgjegjësish për të mbajtur premtimet e dhëna dhe për të përmirësuar jetën e çdo shqiptari. Nëse ka qejfmbetje dhe fakti është që ka, ky është një problem që do adresuar aty ku lind. Unë vetë, si deputet, nuk kam mundur të punësoj as edhe një votues në administratë shtetërore por kam ndihmuar shumë nga militantët e zonës elektorale që kam nën kujdestari që të fillojnë punë në aktivitete të ndryshme private si ndërtim, rrobaqepësi etj. Ata më janë vërtet mirënjohës dhe për mua kjo është shumë më shumë se mandati që më kanë dhënë për t’i përfaqësuar.
Aleanca me LSI-në a e ktheu PD-në më majtas apo i dha më shumë vlera dhe sipas jush kush tjetër duhet të bëhet pjesë e aleancës me demokratët për zgjedhjet e 2013-ës?
Besoj patundshmërish se koalicioni aktual ngërtheu forcën, kurajën dhe energjinë e një force të djathtë me dhembshurinë sociale të një force të majtë dhe këtu qëndron forca e vërtetë e tij. Nuk duhet perceptuar si lëvizje majtas apo si humbje vlerash, në të kundërt ky koalicion materializoi më shumë vlera sesa kanë secila nga forcat veç e veç. Ka vend për gjithkënd që t’i bashkohet atij por padyshim do të veçoja LZHK-në, e cila ka ngelur jashtë për qejfmbetje që tashmë duket dhe uroj të jenë tejkaluar.
A jeni për ndryshime në qeveri, pasi u bë kaq shumë kohë që kryeministri Sali Berisha nuk ka bërë asnjë ndërhyrje në kabinetin qeveritar?
Jam shprehur edhe më parë dhe në media të tjera se ndryshimet për ndryshime nuk janë të mirëpritura, ndryshimet për të shpërblyer x apo y me poste qeveritare më ngjajnë me një praktike jo shumë të largët socialiste ku pothuaj gjithkush ne dy mandate qeverisëse u bë një herë ministër. Për të mos folur më për zv.ministrat të cilët u bënë aq shumë sa nuk kishte më kandidatë potencialë. Jam kundër kësaj siç jam kundër edhe komentimit të vazhdueshëm e të pafund në media: Ndryshime, ndryshime, ndryshime. Mazhoranca ka mandatuar një njeri për të qeverisur dhe ai e vetëm ai e di se ku pikon çatia. Të tjerët që këndojnë pa fund këngën e ndryshimeve mesa duket nuk e kanë hallin te tjegullat...
Në qeveri shohim ministra që nuk lëvizin sikur PD-së i kanë mbaruar kualitetet dhe vlerat. E quani normale këtë?
Nëse ka ministra që kanë ndenjur gjatë në një vend, për mua kjo është irrelevante. Relevante do të ishte nëse çështja shtrohej që ka ministra që kanë ndenjur gjatë dhe në sektorët e tyre nuk ka reforma, nuk ka progres, punët nuk ecin etj etj. Por, ju nuk më thoni këtë por thjesht që PD-ja ka edhe vlera të tjera. Për mua kjo nuk shkon, pasi me këtë që thoni ju, synoni pikërisht zëvendësimin e dikujt me dikë tjetër thjesht për hir të ndryshimit. Unë jam kundër kësaj pasi mendoni sikur të ishit ju njëri prej ministrave të vjetër por që jeni tejet i suksesshëm në punën tuaj e t’ju thonin që do ikësh se do vijë ky tjetri, e mendoni sa e rëndë do të ishte kjo për ju? Po për kryeministrin që ka tërë atë përgjegjësi përpara zgjedhësve çfarë do të sillte të re një zëvendësim i tillë? Thjesht do riskonte edhe ato reforma të kryera a që janë duke u kryer.
Mendoni se në qeveri, aleatët kanë marrë shumë më tepër seç u takonte duke i kushtuar jo pak PD-së për shkak të lëshimeve të bëra?
Po rezervohem të përgjigjem pasi çdo përgjigje do të krijonte premisa për keqkuptime. Mendoj vetëm se të gjithë duhet të përpiqen me mish e me shpirt për të shpënë punët përpara dhe për të përmirësuar jetën e shqiptarëve, të tjerat janë më pak të rëndësishme apo edhe të parëndësishme.
Sa po e dëmton PD-na dhe qeverinë e saj korrupsioni dhe akuzat e opozitës për implikim të ministrave të veçantë në afera korruptive?
Vjet në verë tërë vendi u mbingop me akuza nga më të rëndat, ngritur nga kolegët socialistë për deputetë e ministra demokrat. Ishin vërtet të rënda dhe gjithkush pati jo vetëm kuriozitet por edhe interes të dinte se ç’po ndodhte në të vërtetë. Sot, shumica e atyre dosjeve është hetuar dhe gjykuar dhe një pjesë e kolegëve socialiste sot janë vënë përpara përgjegjësisë për të dëmshpërblyer palët e dëmtuara. Nëse e keni fjalën për të tilla akuza, ajo që thashë është përgjigjja më e mirë, por nëse më pyesni se ç’mendoj unë për korrupsionin, a ekziston, sa po luftohet, a mund të bëhet më shumë, sigurisht që kam një përgjigje tjetër. Ai ekziston dhe me gjithë luftën frontale ai përsëri nxjerr tentakula të reja, të cilat ndonëse priten përsëri t’i dëgjojmë për raste të reja, për mjekë, profesorë, policë, tatimore, punonjës hipoteke etj., të cilët kapen, ndëshkohen e vihen para drejtësisë. Por, besoj se ky ‘petty corruption’ është shumë larg atij që quhet ‘systemic corruption’ dhe kjo të bën optimist se sistemi vetë është i shëndoshë dhe gjithçka ndodh është zgjedhje personale e individëve të cilët duhen përballur me drejtësinë në mënyrë që të shkurajohen të tjerët por edhe të trimërohet populli për të mos paguar para nën dorë përveç taksave që paguan për të mbajtur në këmbë një shoqëri të organizuar.
(Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)