E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrest me burg per dite per Nazime Vishen

Gjykata e Tiranës ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për 30 ditë për Nazime Vishën, e cila ekzekutoi pak ditë më parë 45-vjeçarin, Fiqiri Muca. Gjykatësi Neritan Cena, pasi shyqrtoi provat dhe argumentet e organit të akuzës dhe mbrojtjes së 18 vjeçares vendosi burg për 30 ditë për Vishën, e cila akuzohet për vrasjen e Fiqiri Mucës në Krrabë të Tiranës. Prokurori i çështjes, Blerim Tominaj, kërkoi arrest me burg për 18-vjeccaren si dhe vlerësimin e ligjshëm të arrestit në flagrancë të Vishës. Nazime Visha akuzohet për vrasje me dashje vepër të cilën mund të dënohet nga 10-25 vite burg si dhe armëmbajtje pa leje të armëve luftarake ku dënimi për këtë vepër shkon deri në 7 vite burg.

Sipas prokurorit, si provë materiale janë sekuestruar në vendngjarje 29 gëzhoja syze, celular. Tominaj duke e konsideruar vepër penale te rrezikshme kërkoi “arrest me burg” për Nazime Vishën dhe theksoi se për shkak të kohës shumë të shkurtër nuk është bërë I mundur marrja në pyetje e familjarëve të viktimës Fiqiret Mucca. Sipas organit të akuzës viktima ka ushtruar fillimisht marrëdhënie seksuale me dhunë, por më vonë marrëdhënia mes viktimës dhe të akuzuarës ka vazhduar me dëshirën e dy palëve. Në reagimin e saj, avokatja mbrojtëse Vjollca Pustina, pranoi arrestimin e klientes së saj, duke kërkuar masë më të lehtë arresti, konkretisht ndjekje në gjendje të lirë, duke garantuar se klientja e saj do të bashkëpunojë me drejtësinë për çështjen. Nga ana e saj, Nazime Visha ka pranuar se ka vrarë Fiqiri Mucën, duke thënë se akti ndodhi për vetëmbrojtje, pasi sipas saj Muça kishte për qëllim ta trafikonte atë në Kosovë.

Gjyqtari vendosi që masa e sigurisë ndaj Vishës të jetë për një muaj dhe i kërkoi prokurorit që gjatë kësaj periudhe kohe të hetohen dhe të vërtetohen pretendimet e dy palëve. Në seancën gjyqësore, ishte e pranishme vetë e akuzuara 18 si dhe xhaxhai i saj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›