E Shtunë, 31 Tetor 2026

Assange fiton azilin politik

Ekuadori i ka garantuar azil politik themeluesit të Uikiliks Julian Asanzh dy muaj pasi ai u strehua në ambasadën në Londër, teksa përpiqej të shmangte ekstradimin nga Britania e Madhe për në Suedi. Në deklaratë thuhej se kishete shqetësim se mos dhunoheshin të drejtat e njeriut të Asanzh. Ministri I jashtëm I ekuadori ka akuzuar Britaninë e Madhe se ka bërë një kërcënim të hapur për të hyrë në ambasadë dhe për të arrestuar Asanzh. Ky i fundit u strehua në ambasadë për të evituar ekstradimin në Suedi, ku do të përballej me akuzat e përdhunimit dhe të ngacmimeve seksuale, akuza të cilat ai i mohon. Teksa lexonte vendimin e Ekuadorit ministry Patino tha se vendi i tij e besonte frikën e Asanzh për persekutim politik ndaj tij. Ai shoti se vendi I tij e repsektonte traditën për të mbrojtur njerëzit në nevojë. Mbështetësit e Asanzh jashtë ambasadës së Ekuadorit në Londër janë përleshur me policinë, por më pas kanë festuar vendimin. Gjithësesi qevria britanike nuk ka ndryshuar qëndrimin e saj për këtë cështje. Arrestimi I tij është ende opsion dhe asnjë nuk I siguron një kalim të sigurtë, pra nëse Asanzh del nga ambasada ai do të arrestohet. Asanzh mendon se po u ekstradua në Suedi ai do të dorëzohet në duart e atutoriteteve amerikane.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›