E Diel, 1 Nëntor 2026

Skandal në Korçë/ Shëmbet shtëpia muze e patriotit Themistokli Gërmenjit

Korçë- Një tjetër skandal ka zbritur në qytetin e Korçës e që prek sërish trashigimë kulturore të saj. Mësohet se shtëpia monumet kulture e Themistokli Gërmenjit gjatë mbrëmjess së djeshme është shkatërruar plotësisht.

Alarmi për këtë masakër kulturore u bë publik nga vetë kryetari i bashkisë së këtij qyteti Niko Peleshi, i cili tha se të mërkurën mjete të rënda kanë rrëzuar godinën ikonë të shpalljes së autonomisë së Korçës.

Kam njoftuar institucionet përgjegjëse dhe i bëj thirrje policisë të hetojë dhe kapë përgjegjësit e kryerjes së këtij akti të rëndë,-tha Peleshi.

Shtëpia muze e Themistokli Gërmenjit në Korçë prej vitesh ishte kthyer në një objekt mosmarrëveshjesh mes bashkëpronarve te saj. Me njërën palë që akuzonte tjetrën se po e kthente muzenë në shtëpi private teksa pala tjetër justifikohej se rikonstruksioni që po i bëhej kishte për qëllim bërjën sa më atraktive të monumentit të kategorisë së parë të kulturës. Ndërkohë pritet të nisin hetime mbi zbardhjen e asaj çka ndodhi vërtet mbrëmë me një nga trashigimitë më të vyera të kombit shqiptar.

/IDEA/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›