E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pronarët shpërndajnë trakte: Fevziu dhe Mane po na grabisin pronat

Tiranë- Tre persona, kanë gjetur një mënyrë shumë intereante për të apeluar për çështjen e pronave dhe për të thyer bllokadën e drejtësisë dhe atë të medias për ta bërë atë publike.

Pasi kanë humbur betejat me drejtësinë përballe njerëzve të pushtetit apo të lidhur me pushtetin, ata u janë drejtuar diskredidimit publik të njerëzve që janë përfshirë në afera për marrjen e pronave të tyre.

Anëtarëve të familjes Halili, nga Fushë-Kruja, reagojnë përmes trakteve, apo thirrjeve publike denoncojnë abuzimin me pronen e tyre pranë aeroportit Nënë Tereza .

I bëjmë thirrje publike Hektorit Bregasit, Blendi Fevziut dhe Zamir Manes, nga ne përfaqësues të fisit Halili, që të largohen nga prona jonë që është e blerë me flori dhe që ndodhet tek ish- ofiçina e avionëve pranë aeroportit Nënë Tereza.

I kemi shkruar qindra letra Sali Berishës, ambasadorit amerikan, ish- presidentit të Republikës dhe të gjitha institucioneve të tjera shtetërore dhe ndërkombëtare, nga të cilët kemi kërkuar një përgjigje qoftë edhe negative, të cilën se kemi marrë nga asnjë nga këto institucione. Vetëm nga Avokati i Popullit dhe OSBE kemi marrë përgjigje, të cilët janë treguar të sinqertë.

I jemi drejtuar edhe mediave, por ato kanë frikë nga këta persona, të cilët kanë grabitur pronën tonë,- thuhet në thirrjen e tyre publike të shpërndarë nga Qamil, Ismail dhe Shpëtim Halili.

Familja Halili bën të ditur se shumë shpejt do të shpërndajnë në internet dhe rrjete sociale dosjen e tyre, pasi nuk kanë mundur ta bëjnë dot publike as në kanale shtetërore as në kanale mediatike.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›