E Shtunë, 31 Tetor 2026

Emigrantet kthehen ne vendin e punes

Mijera emigrantë shqiptar të cilët kishin hyrë në vendin tonë për të kaluar pushimet verore kanë nisur të largohen drejt vendeve te tyre të punës. Pergjatë 24 orëve të fundit nga pika kufitare e portit të Durrësit janë larguar mbi 8 mijë emigrantë si dhe mbi 3500 mjete, me 10 tragete, duke regjistruar edhe fluksin më të madh për 15 diteshin e fundit te muajit gusht. Megjithëse të gjitha sportelet janë në funksion të plotë fluksi i madh i emigranteve ka shkaktuar rradhë të gjata në sportelet e policisë kufitare të Portit të Durrësit.Për të përballuar fluksin e lartë të lëvizjes, nga ana e policise kufitare si dhe doganes se Durresit po punohet me kapacitet te plote. Në shërbim të emigrantëve janë vënë 42 sportele, 4 pika hyrëse për perpuninimn sa me te shpjetë të mjeteve si dhe një numër i madh punonjësish të policisë kufitare dhe doganës. Burime nga kapiteneria e portit të Durrësit bëjnë të ditur se është shtuar numri i trageteve për të përballuar fluksin e emigrantëve në kthim, nga kater që lundrojnë në ditë të zakonshme në 10 të tilla.Java ardhshme pritet te regjistroje nje fluks me te madh emigrantesh te cilet do të udhëtojnë drejt porteve të shtetit fqinj. Mes emigranteve shqiptare nga porti i Durrësit janë larguar edhe një numër i madh turistësh të huaj, të cilët kishin mbërritur në vendin tonë për të vizituar pika të ndryshme turistike, kryesisht plazhet e Adritikaut e Jonit. Ndërkaq në pikën doganore te Durresit vetëm gjatë 24 oreve te fundit kanë hyrë mbi 6 mije shtetas si dhe mbi 1200 mjete.Transporti i udhëtarëve në 24 oret e fundit është kryer nga 13 trageteve te linjës Durrës-Bari, Durrës-Trieste dhe Durrës Ankona dhe anasjelltas.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›