Mediu: Do të jemi në koalicion e djathtë, por kërkojmë vendosjen e piketave

Partia Republikanë i qëndron idesë për krijimin e një koalicioni të djathtë gjithëpërfshirës. Kryetari i kësaj partie, Fatmir Mediu, theksoi të shtunën në mbledhjen e Asamblesë Rajonale të PR-së të Qarkut të Fierit, se ''PR i qëndron idesë që koalicioni të jetë gjithëpërfshirës, ku brenda tij të marrin pjesë partitë e djathta që janë brenda jetës parlamentare dhe jashtë saj dhe rruga e vetme për ndërtimin e koalicionit, është diskutimi i Kodit Zgjedhor dhe aleancave, ku të përcaktohet pesha elektorale e çdo partie". Sipas zëdhënëses së PR-së në Fier, Alkida Sinani, Mediu në fjalen e tij ka falenderuar Presidentin Bush për firmosjen e protokollit të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, gjë që, sipas tij, "e bën Shqipërinë de facto të ndihet anëtare me të drejta të plota, duke rritur përgjegjësitë për qeverinë dhe opozitën". Kryetari i PR-së ka kërkuar që anëtarët e Asamblesë Rajonale të Qarkut të Fierit të organizohen që tani, me formimin e shtabeve elektorale, propozimin e kandidaturave nga ky qark për deputetë, përcaktimin e anëtarëve të qendrave të votimit, etj....