Integrimi, domosdoshmëri bashkëpunimi, vizat nuk rrezikohen nga ngërçi politik

Lajla Përnaska
Deputetja e Partisë Demokratike, Lajla Pernaska deklaron se ngërçi politik, nuk duhet të shfrytëzohet nga opozita për të ushtruar presion për procesin e liberalizimit të vizave.
Përnaska vuri në dukje se dialogu politik nuk do të ndikojë në liberalizimin e vizave. Sipas saj, liberalizimi i vizave është një çështje më tepër teknike dhe që ka të bëj me më shumë elemente. Deputetja demokrate, shtoi më tej se fundi i marsit pritet që të jetë edhe afati i dorëzimit të pyetësorëve prej qeverisë shqiptare.
Megjithatë përsa i përket dialogut mes dy forcave politike deputetja e PD-së u shpreh se qeveria është e gatshme për çdo tentativë për të zgjidhur krizën.
...