E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Arrest shtëpie" kreut të Këshillit Bashkiak

 

KOPLIK - Kreu i Këshillit Bashkiak në Koplik, Ardian Hysa do të qëndrojë në "arrest shtëpie", deri në përfundim të hetimeve për veprën për të cilën ai akuzohet. Kjo ishte masa që vendosi dje Gjykata e Shkodrës për 30-vjeçarin e akuzuar për "kundërshtim me dhunë të punonjësit të policisë". Hysa u ndalua të martën e kaluar, pasi kundërshtoi me dhunë duke goditur me grushte shefin e Policisë Kriminale të këtij komisariati. Shefi i policisë kishte shkuar për të shoqëruar disa persona pas një konflikti që ata kishin pasur. Por duke qenë se këta persona ishin të afërt të kreut të këshillit bashkiak, ky i fundit tentoi të mos lejonte policinë të kryente shoqërimin ligjor të tyre. Ai është konfliktuar edhe me shefin e krimeve, ndaj të cilit përdori edhe dhunë. Pas kësaj ngjarje, policia e arrestoi Ardian Hysën, për të cilin dje u vendos masa e sigurisë në "arrest shtëpie".                            r.d

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›