E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tirana synon të shkëputet sërish në krye

 

Kategoria Superiore do të zhvillojë të shtunën ndryshe nga javët e tjera të gjitha ndeshjet e Javës së 11-të, kjo edhe për shkak të impenjimeve të Kombëtares me ndeshjen miqësore ndërkombëtare kundër Azerbajxhanit, më 19 nëntor në Baku.
TIRANA-LUSHNJA - Tirana synon t’i japë fund serisë pa fitore përballë një Lushnje të dërmuar moralisht një javë më parë nga humbja 1-4 në shtëpi me Vllazninë. Kryesuesit e kampionatit ndodhen në një krizë rezultati, që reflektoi edhe në ndeshjen e humbur me Elbasanin (0-1) në javën e 10-të. Në rast dështimi pozitat e trajnerit Slishkoviç do të jenë jo fort të sigurta.
VLLAZNIA-TEUTA - Vllaznia (ka vetëm një pikë më pak se Tirana) do të përpiqet në “Loro Boriçi” të ndalojë Teutën e Sulejman Starovës, një ekip që nuk njeh humbje prej pesë javësh në kampionat.
FLAMURTARI-SHKUMBINI - Shkumbini është përpara një prove të vështirë në Vlorë me Flamurtarin, që nga ana e tij barazoi gjashtë ditë më parë me Dinamon në kryeqytet. Trajneri i Flamurtarit, Edmond Liçaj, është në debutimin e tij të parë në shtëpi dhe objektiv të vetëm ka fitoren.
PARTIZANI-ELBASANI - Partizani i vendit të fundit, pas sinjalit pozitiv të marrë nga Kavaja në barazimin 1-1 me Besën, shpreson të realizojë fitoren e parë sezonale në shtëpi, përballë një Elbasani ambicioz. Trajneri i Partizanit, Shpëtim Duro, deri tani ka provuar humbjen me Shkumbinin dhe barazimin me Besën.
APOLONIA-BESA - Apolonia kërkon të bëjë autokritikë përballë Besës, teksa trajneri i saj serbo-boshnjak Esad Karishik pas humbjes me Shkumbinin një javë më parë synon edhe pikët e para me formacionin fierak.
BYLIS-DINAMO - Bylis protestoi ashpër për gjykimet e njëanshme ndaj tij. Në Ballsh formacionin e Hysen Dedjes ka si objektiv jo vetëm marrjen e tri pikëve, por edhe fitoren e tretë sezonale ndaj Dinamos së kroati Zlatko Daliç.

JAVA E 11

E shtunë, 15.11.2008

Vllaznia-Teuta
Gjyqtar: E. Peza
Tirana-Lushnja
Gjyqtar: S. Çekaj
Partizani-Elbasani
Gjyqtar: A. Janku
Apolonia-Besa
Gjyqtar: B. Pashaj
Flamurtari-Shkumbini
Gjyqtar: K. Meta
Bylis-Dinamo
Gjyqtar: A. Taullaraj

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›