E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrest shtëpie për Besnik Dabullën

Arrest shtëpie për Besnik Dabullën, djalin e deputetes Arta Dade. Kjo është masa e sigurisë caktuar nga Gjykata e Tiranës, ndërsa Prokuroria e Tiranës kërkoi 20 ditë burg.
 

Ai akuzohej për "armëmbajtje pa leje" dhe "plagosje të rëndë". Mbrëmjen e së mërkurës,Dabulla akuzohet se ka plagosur shokun e tij Endri Lufi, në dalje të lokalit, në zonën e ish-bllokut në Tiranë.

Ndalimi i Dabullës u krye po atë natë në dalje të spitalit, ku i riu kishte shkuar për të dorëzuar për mjekim Lufin, djalin e vajzës së ish Adil Çarçanit.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›