Pezullohet Pandeli Gjoni, akuzohet për shpërdorim detyre

Pezullohet nga detyra shefi i zyrës së luftës kundër pastrimit të parave në policinë e Fierit. Pezullimi i tij nga detyra është kërkuar nga njësia e Task Forcës në policinë e Fierit pasi e akuzon shtetasin Pandeli Gjoni për korrupsion pasiv.
Shefi i i zyrës së luftës kundër pastrimit të parave merrte para kundrejt favoreve që ai bënte.