E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Arrest shtepie" per grabitje, kapet ne rruge

Nje 29-vjecar, nga fshati Babice e Vogel, e rrethit te Vlores, eshte arrestuar ne flagrance ne oret e para te mengjesit te djeshem, i akuzuar se ka thyer vendimin e gjykates, qe i ka dhene "arrest shtepie". Fjodor Mezuraj do te perballet serish me togat e zeza, te cilat ne vitin 2003 e liruan nga burgu, ndonese akuzohej per "grabitje me pasoje vdekjen, e kryer ne bashkepunim". Gjate kesaj periudhe, ceshtja ne ngarkim te 29-vjecarit po kalon nga njera faze e gjyqesorit ne tjetren. Vendimi me i fundit i vitit 2003 e ka denuar Mezurajn me 12 vite burg, por ndersa ceshtja eshte duke u ndjekur ne Gjykaten e Larte, ndaj 29-vjecarit nuk ka ndryshuar masa e sigurise.
Ngjarja, per te cilen akuzohet Fjodor Mezuraj, ka ndodhur me 18 korrik te vitit 2000. Se bashku me Mezurajn ne banken e te akuzuarve jane edhe Florian Habili dhe Leart Kekaj. Tre te pandehurit akuzohen per dy grabitje, njera prej te cilave ka perfunduar me vdekjen e rojes se nje distributori karburantesh. Viktima eshte goditur me qyten e nje arme zjarri, derisa ka dhene shpirt. Gjykata e rrethit te Vlores ka vendosur edhe denimin e dy bashkepunetoreve te tjere. Leart Lekaj ka marre 12 vjet burg dhe Florian Habili eshte denuar me 11 vjet burgim. Te akuzuarit kane marre pafajesine nga Gjykata e Apelit te Vlores, ndersa tashme pritet vendimi i Gjykates se Larte.
O. Hila

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›