E Diel, 1 Nëntor 2026

Arrest shtepie per ish te perndjekurin Asllan Patrioti

Gjykata e Apelit vendos masën “arrest shtëpie” për Asllan Patriotin. Sot u zhvillua seanca gjyqësore ndaj ish të përndjekurit politik, Patrioti, ku u shqyrtua në Apel vendimi i Gjykatës së Shkallës së parë e cila caktoi masën e sigurisë “arrest me burg”. Avokati i mbrojtjes kërkoi përsëritjen e hetimeve, kërkesë e cila u refuzua nga ana e gjykatës. Asllan Patrioti, një prej kordinatorëve të grevës së urisë së ish të përndjekurve politik është arrestuar më datën 17 tetor dhe akuzohet se ka mashtruar një shtetas italian.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›