E Shtunë, 31 Tetor 2026

Masters Federer ne gjysmefinale

Roger Federer vazhdon të bëjë ligjin. Edhe spanjolli David Ferrer nuk kishte asnjë shans përballë forcës, preçizionit dhe klasit të tenistit zviceran. Në ditën e dytë të Grupit B në turneun “ATP Masters” të Londrës, numri 2 në botë ka regjistruar një fitore neto.

Sfida u mbyll me rezultatin 6-4, 7-6 për “Mbretin Roger”, i cili bëhet i pari nga tetë tenistët pjesëmarrës në këtë aktivitet të fundit të sezonit që siguron kualifikimin e parakohëshëm në gjysmëfinale.

Federer triumfoi edhe pse nuk ka luajtur në maksimumin e tij dhe nuk shkëlqeu. Ashtu si edhe në duelet e mëparshme ndërmjet këtyre dy tenistëve, diferencën e bëri aspekti psikologjik: në fakt, në 13 ndeshjet e mëparshme ndërmjet Federer dhe Ferrer, spanjolli është detyruar gjithmonë që të përulet përballë supremacisë së kundërshtarin dhe skenari nuk ndryshoi as tani.

Ferrer doli i mposhtur nga fusha, edhe pse paraqitej në këtë sfidë në formë të jashtëzakonshme fizike. Iberiku renditet i katërti në klasifikimin botëror dhe përpara këtij dueli, kishte regjistruar 11 fitore radhazi.

Por, me eksperiencën dhe kualitetin e tij, Federer u tregua i zoti në menaxhimin e energjive psiko-fizike dhe në fund regjistroi fitoren e radhës sezonale. Tashmë zvicerani do të luajë përballë Del Potros në ndeshjen e fundit të grupit, megjithatë kjo sfidë i shërben vetëm argjentinasit.

Analisti Henri Çili gjatë një bisede në studion e abc neës ka folur për zhvillimet e aktualitetit politik në Shqipëri, duke theksuar se politika e bllokimit të statusit nga ana e opozitës dëmton rëndë imazhin e vendit në botë. Çili gjithashtu komentoi edhe tryezën që opozita organizoi gjatë ditës së sotme për sistemin arsimor, duke deklaruar se deklaratat e Ramës janë të pabazuara në fakte konkrete, pasi liberalizimi i arsimit të lirë është një nga proceset më madhore në historinë e zhvillimit të shoqërisë shqiptare.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›