Arresti i Sefgjinit, financat përplasen me prokurorinë
Sipas Financave , Sefgjini është ende në punë, ndërsa sipas prokurorisë ai është në arrest shtëpie
Drejtori i përgjithshëm i Tatimeve Arben Sefgjini dorëzon detyrën. Të paktën kështue kanë argumentuarburimet e prokurorisë shkeljen e vendimit të gjykatës së Krimeve të Rënda nga Arben Sefgjini. E ndërsa Sefgjini ka qënë i pranishëm dje në zyrën e tij, burime zyrtare të Ministrisë së Financave nuk konfirmojnë faktin se drejtori i Pergjithshëm i Tatimeve ka bërë dje dorëzimet epostit të tij. Po kështu,sipas zëdhënëses së kësaj Ministrie, nuk është marre as edhe një vendim përpezullimin e Sefgjinit nga detyra.
***
Dhe pse gjykata e Krimeve të Rënda ka urdhëruar masën e sigurisë "arrest shtëpie", Drejtori i Përgjithshëm i Tatime, Arben Sefgjini, ka shijuar normalisht lirinë e tij. Madje ai ka kryer të njëjtën axhendë pune si edhe ditë më parë kur gjykata e Krimeve të Rënda ende nuk kishtedhënë asnjë vendim për shkak të akuzave të qëndrojnë mbi Sefgjinin. Si një ditë e zakonshme pune, Drejtori i Përgjithshëm i Tatime është paraqitur që në orët e para të ditës në zyrën e tij për të vazhduarmë pas një ditë të zakonshme pune. Dhe pse në bazë të ligjit Arben Sefgjini nuk duhet të kapërcejë pragun e shtëpisë, burimet e porkurorisë e kanë argumentuar shkeljen e ligjitpër shkak të dorëzimeve të detyrës që Sefgjini ka bërë ditën e djeshme. Po sipas të njëjtave burimeArben Sefgjinit i është komunikuarmasa e sigurisë, "arrest shtëpie" i dhënëdy ditë më parë nga gjykata e Krimeve të Rënda rreth orës 15-të të ditës së djeshme. Me masën e sigurisë, dhënë nga gjykata, automatikisht Sefgjini lë postin e lartë në administratën shtetërore, pasi në kushtet e një arresti shtëpiak nuk mund të ushtrojë një funksion të tillë. E ndërsa burimet e prokurorisëthonë se dje ka qënë dita e fundit e lirisë së Arben Sefgjinit, Ministria e Finacave nukkonfirmon lajmin e dorëzimit të detyrësnga ana e drejtorit të Përgjithshëm të Tatimeve. Sipas zëdhënëses së këtij insitucioni,nuk ka patur asnjë njoftim zyrtar që Arben Sefgjini ka dorëzuar detyrën gjatë ditës së djeshme. Po kështu zëdhënësja shprehet senuk është marrë asnjë vendim nga Ministri i Financavepër pezullimin nga detyra të Sefgjinit. "Deri më tani në institucionin tonë nuk ka mbërritur asnjë vendim i gjykatës çka e bën të pamundur nisjen e procedurave për pezullimin e tij. Pa ardhur ky vendim nuk mund të ndërmerret asnjë hap ligjor",- u shpreh dje zëdhënësja e Ministrisë së Financave. E ndërsa sipas burimeve zyrtare të Ministrisë Sefgjini ende është në detyrë në krye të tatimeve, krejt të kundërtën thotë prokurori i çështjes, Xhevat Hana. Sipas tij, menjëherë pas komunikimit të vendimittë gjykatës së Krimeve të Rënda të masës së sigurisë, Arben Sefgjini është i detyruar të qëndrojnë brenda dyerve të banesës. "Në rast se konstatohet se i pandehuri ka shkelur vendimin e gjykatës, automatikisht ndryshohet masa e sigurisë nga "arrest shtëpie" në "arrest me burg",- u deklaruar dje nga grupi hetimor. Ndërsa dje prokurorët ikanë komunikuar masën e sigurisë "arrest shtëpie" për shkak të akuzave që rëndojnë mbi të. Ish-drejtori i Shërbimit Informativ Kombëtar të Tiranës akuzohet se ka rrëmbyer dhe më pas torturuar me pasoja të rënda biznesmeninshqiptaro- maqedonas, Remzi Hoxha. Deri në '97, Sefgjini ka ndenjur në këtë detyrë më pas ka dalë në profesion të lirë, duke punuar bashkë me të shoqen në një zyrë avokatie. Në fillim të vitit2000 ngrihen akuzat e para ndaj zhdukjes së Remzi Hoxhës, por asokohe çështja u mbyll, sepse ranë akuzat.
Edhe gjatë ditës së djeshme, asksuh nuk përgjigjet në banesën e tij. Banorët: nuk e kemi parë
Sefgjini, nën vëzhgimin e agjentëve
TIRANË- Zbatimi i vendimit të Gjykatës së Krimeve të rënda në dorë të ndërgjegjes së Arben Sefgjinit. Dhe pse dy ditë më parë kjo gjykatë ka dhënë masën e sigurisë "arrest shtëpie"ndajtre personave të akuzuarpër zhdukjen e binznesmenit shqiptaro-maqedonas Rremzi Hoxha, këmbë polici nuk ndodhet në derën e Arben Sefgjinit. Edhe gjatë ditës së djeshme asnjë prej uniformave blu nuk kanë qenë tëpranishëm në apartamentin e Sefgjinit për të garantuar zbatimin e këtij vendimi. Edhe pse nën masën e arrestit,drejtori i Tatimeve është parë dje në zyrën e tij ndërkohë që fqinjët e tij thonë se nuk e kanë parë prej ditësh.
***
Dera e apartamentit të Arben Sefgjinitek Fusha e Aviacionit qëndrone mbyllur. Nuk ka asnjë punonjës policie që të kryejë shërbim për të garantuar zbatimin e vendimit të gjykatës së Krimeve të Rënda i dhënë dy ditë më parë.Në shtëpinë e Arben Sefgjinit nuk pipëtin asgjë. Megjithëse drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve ka qënë dje i pranishëm në zyrë askush nuk e ka parë të dalë nga shtëpia e tij. Banorët të thonë se jo vetëm që nuk kanë parë punonjës të policisë por as Arben Sefgjinin, bashkëshorten apo nënën e tij. Sipas banorëve, prej disa ditësh askush nuk del nga apartamentinr 12 i katit të tretë tek ish Fusha e Aviacionit në kryeqytet. Ndërkohë që burimet e prokurorisë thanë dje se i kanë komunikuar masën e arrestit të dhënë nga gjykata dy ditë më parë në banesën e tij.Në bazë të këtij vendimi, deri në përfundimin e gjykimit të dosjes mbi zhdukjen e Remzi Hoxhës, hapësira e lirisë së Sefgjinit është apartamenti i tij i bollshëm.Në rast se do të konstatohet shkelja e këtij vendimi, automatikishtgjykata do të vendosë ndryshimin e masës së sigurisë nga "arrest shtëpie" në "arrest me burg". E ndërsa grupi i hetimit bën me dije komunikimin e masës së sigurisë, në banesën e Sefgjinit nuk ka të pranishëm asnjë punonjës së policisë. Po sipas burimeve të prokurorisë, do të jenë agjëndët civilë tëpolicisë ata që do të mbikëqyrin zbatimin e vendimit të gjykatës së Krimeve të Rënda."Shekulli" është përpjekur të komunikojë edhe nëpërmjet telefonit me drejtorin e Tatimeve, për të marrë një reagim por ka qenë krejtësisht e pamundur. Sefgjini nuk ka preferuar të përgjigjet as në telefon.
ArbenSefgjini, ish- drejtor i drejtorisë së Shërbimit Informativ Kombëtar të Tiranës,Avni Koldashi, ish-shefi i Bazës së Vezhgimit për Drejtorinë e Sherbimit Informativ Kombëtar për Tiranën dhe Budjon Meçe, ish-inspektor në drejtorinë e Shërbimit Informativ Kombëtar akuzohen se në vitin 1995 kanë rrëmbyer dhe më pas torturuarbiznesmenin Remzi Hoxha.Gjatë dëshmive të tyre në organin e akuzës, Sefgjini dhe Meçe e kanë mohuar akuzën, ndërsa Avni Koldashi ka pranuar se e ka shoqëruar Hoxhën në godinën e SHIK-ut, pas një urdhri të eprorëve të tij.
"Arresti në shtëpi"
1. Me vendimin e arrestit në shtëpi, gjykata urdhëron të pandehurin të mos largohet nga banesa e tij ose nga një vend i caktuar ku ai banon, kurohet ose mbahet me asistencë.
2. Kur është e nevojshme, gjykata i vë kufizime ose ndalime të pandehurit për të komunikuar me persona të tjerë, me përjashtim të atyre që bashkëjetojnë me atë.
3. Prokurori dhe policia gjyqësore kontrollojnë respektimin e urdhrave që i janë dhënë të pandehurit.
4. Për kohëzgjatjen e arrestit në shtëpi vlejnë rregullat e caktuara për paraburgimin.
5. Koha e qëndrimit në arrest në shtëpi llogaritet në caktimin e dënimit.