E Diel, 1 Nëntor 2026

Shkodër, arrestohet një 42-vjeçar për kontrabandë bagëtish

 

SHKODËR- Është shoqëruar në polici një drejtues kamioni pasi dyshohet se futi kontrabandë nga Mali i Zi, 12 krerë viça. Pal Pjetraçaj nga Kopliku është shoqëruar në komisariatin e Shkodrës për kontrabandë. Lajmi bëhet i ditur nga policia e këtij qyteti. Pasi shërbimet e policisë kufitare Bajze, në fshatin Grizhe, kanë bllokuar një kamion tip benz, i cili drejtohej nga Petraçaj, ku ishin ngarkuar viçat. Sipas policisë bagëtitë dyshohen të kenë hyrë konrabandë nga Mali i Zi dhe për këtë çështje është bërë shoqërimi në ambientet e policise i 42-vjecarit. Është sekuestruar edhe kamioni me bagëtitë si provë materiale

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›