E Diel, 1 Nëntor 2026

Mblidhet Kuvendi, socialistët: Berisha të raportojë me shkrim për Gerdecin

Kuvendi eshte mbledhur sot për votimin e disa projektligjeve që kanë të bëjnë me energjinë elektrike, me marrëveshjet e huasë, për ndryshimin e kodit të procedurës penale dhe me autoritetin e konkurrencës. Në parim u miratuan të gjitha projektligjet e paraqitura në Kuvend.

Nderkohe qe seanca parlamentare e radhës ka pasur 60 minuta diskutim të lirë. Ku deputetet paten mundesi pe rte diskutar ceshtje te ndryshme.

Në fjalën e tij të mbajtur në Kuvend deputeti i PS-së Musa Ulqini foli për raportin e 'Freedom House' për Shqipërinë. Ai tha se raporti prekte edhe lirinë e shtypit të cilin ai e theksoi se mungesa e lirisë së shtypit siç shënontë raporti është një dështim i qeverisjes Berisha. 'Presioni dhe liria e munguar për lirinë e shtypit është një premtim i pambajtur nga Berisha'- shpreh Ulqini. Ai përmendi rastet e ndërmarra nga qeveria për heqjen e antenave të sinjaleve televizive duke lënë 1 milionë shqiptarë pa sinjal.  

Erjon Braçe: " Berisha është gënjeshtar"

Deputeti i PS-së Erjon Brace ka folur me tone shumë negative duke e quajtur kryeminstrin Berisha gënjeshtar për sa i përket premtimeve që ka bërë në vizitën e tij në Sarandë, për të kompensuar çdo qindarkë për rritjen e çmimeve. Brace tha se ai duhet të bëjë reforma për anëtarësimin në NATO dhe jo të fshihet pas ftesës, pasi ekziston rreziku që të ngadalësohet anëtarësimi.

Valentina Leskaj: "Berisha të dorëzojë raport me shkrim per Gerdecin"Kryetarja e grupit parlamentar ne fjalën e saj në kuvend kërkoi edhe njëherë që Berisha të dorëzojë raport me shkrim në Kuvend për Gërdecin. "Gërdeci është një krim shtetëror prandaj Berisha duhet të vijë në kuvend me kërkesë me shkrim"-u shpreh Leskaj 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›