Velipojë, prishen 4 ndërtime pa leje
VELIPOJË- Janë prishur 4 pallate të cilat deri tani kapin vlerën 3 milionë euro të shpenzuara. Kjo është faza e dytë e prishjes së ndërtimeve pa leje në plazhin e Velipojës. Mësohet se pallatet në fjalë e kanë miratimin e KRRTRSH-së për studimin urbanistik pjesor por me mungesë të lejes së ndërtimit. Aksioni i prishjes së objekteve pa leje sjell edhe konfrontime mes forcave të policisë dhe pronarëve të këtyre objekteve, por këta të fundit janë shoqëruar menjëherë për në komisariatin e policisë Velipojë, deri në momentin e përfundimit të prishjes së ndërtimeve. Faza e prishjeve të ndërtimeve pa leje në zonën turistike të Velipojës ka nisur para dy javësh dhe do vijojë deri në prishjen e plotë të ndërtimeve pa leje në afërsi të rërës. Janë gjithsej 76 objekte të cilat do të prishen gjatë kësaj faze.