E Diel, 1 Nëntor 2026

Kulla Eiffel bën 119 vjeç

 

Sot ajo bën plot 119 vjeç. Kulla Eiffel e ka marrë emrin nga disenjatori i saj Gustave Eiffel dhe është një nga ndërtesat më të larta në të gjithë Parisin dhe një nga strukturat më të njohura në të gjithë botën. Më shumë se 200.000.000 njerëz e kanë vizituar këtë ndërtesë që në ditën e përfundimit të punimeve. Inaugurimi i Kullës Eiffel u bë në 31 Mars 1889 dhe u hap për publikun në 6 Maj të vitit 1889. Sot në ditëlindjen e saj të 119 Kulla është e hapur për vizitorë nga të gjithë vendet e botës të cilët i mirëpret përherë me aparencën e saj uniform me tri ngjyrat, ato më të errëta në sipërfaqe dhe ato më shumë ngjyrëshet në majë të kullës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›