E Diel, 1 Nëntor 2026

Arrestime ne Prishtine policia u ve prangat 6 komunareve

Thellohet konflikti mes policisë së Kosovës dhe kryetarit të komunës së Prishtinës Isa Mustafa. Policia ka arrestuar pa paralajmërim gjashtë zyrtarë të administratës së kryeqytetit nën dyshimin për keqpërdorim të pozitës zyrtare.

Katër ditë pasi Mustafa ngriti akuzat se elementë të SHIK-ut janë përfshirë në radhët e policisë dhe po zhvillojnë një fushatë të frikësimit dhe shantazhit ndaj komunës së Prishtinës.

Policia e Kosovës ka shkuar një hap më tutje duke vënë në pranga zyrarë të lartë, përfshirë drejtorin e drejtorisë së infrastrukturës, Ekrem Rexha, shefin e prokurorimit, Qazim Bajrami, kreun e këshillit mbikëqyrës dhe anëtarët Halil Fejziu, Hazir Krasniqi dhe Refik Sadiku.

Policia ka bërë të ditur vetëm inicialet e të arrestuarve, ndërsa ka njoftuar se arrestimet janë kryer nga Drejtoria e Hetimeve të Krimit Ekonomik dhe Korrupsionit, nën dyshimin e bazuar se kanë kryer veprën penale "Shpërdorim të pozitës zyrtare". Njoftohet se arrestimi i tyre është kryer lidhur me një tender që ka pasur të bëjë me mbulimin e lumit Prishtevka.

“Gjatë zhvillimit të hetimeve dhe mbledhjes se fakteve dyshohet se vlera e keqpërdorur arrin shumën prej qindra mijëra euro”, thuhet në njoftimin e policisë së Kosovës.

Bul Salihu

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›