E Shtunë, 31 Tetor 2026

Për arrestimet, reagojnë ish-luftëtarët e UÇK-së

Organizatat e dala nga lufta e UÇK-së kanë reaguar sot pas arrestimeve nga ana e EULEX-it të katër ish-pjesëtarëve të saj.
“Jemi tepër të indinjuar me rastin e arrestimeve të veteranëve të luftës së UÇK-së nga Malisheva dhe Lipjani. Ritheksojmë se veprimet e EULEX-it janë të pabazuara e të papërgjegjshme, me qëllim të njollosjes së luftës çlirimtare dhe për të provokuar një situatë të tensionuar në Kosovë”, thuhet në reagimin e shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së.
 

Ish-pjesëtarët e UÇK-së në asnjë mënyrë nuk pajtohen me këto veprime, që i quajnë antishqiptare, duke konsideruan se misioni evropian e ka devalvuar veten në sytë e qytetarëve të Kosovës.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›