Tahiri dhe Kuper diskutojnë dialogun Prishtinë-Beograd
Zëvendëskryeministrja e Kosovës Edita Tahiri u takua me Robert Kuoper, këshilltar i lartë në kabinetin e Ketrin Eshton, përfaqësuese e lartë për politikë të jashtme dhe siguri e BE-së.
Gjatë takimit është biseduar për ecurinë e procesit të dialogut për çështje praktike midis Kosovës dhe Serbisë dhe përgatitjet për takimin e radhës në Bruksel.
Në deklarate thuhet se është rënë dakord që të vazhdohen konsultimet për finalizimin e axhendës dhe për mbarëvajtjen e procesit të dialogut.