E Shtunë, 31 Tetor 2026

Basha: Monitorim në shkolla kundër shpërndarjes së drogës

Çdo shkollë dhe gjimnaz i kryeqytetit do të monitorohet me kamera dhe që të gjitha do të jenë në shpërbim të luftës kundër shpërndarjes së drogës si dhe identifikimiit dhe arrestimit të shpërndarësve.

Në takimin vjetor kundër kultivimit të bimëve narkotike, ministri i brendshëm Lulzim Basha ka pohuar se viti 2010 ka pasur arritje në luftën kundër kultivimit të drogës, ndërsa 2011 do të ketë tolerencë zero ndaj shpërndarësve të drogës e sidomos në institucionet arsimore.

Ndërsa ambasadori i OSBE, Eugen Volfarth gjatë fjalës së tij ka pohuar se Shqipëria ka bërë arritje në luftën kundër kultivimit të bimës narkotike, por kjo nuk do të thotë se është fundi i historisë së kultivimit.

“Rezultata e ketij viti tregojnë se kultivimi i bimëve narkotike është reduktuar me 50 për qind krahasuar me vitin e kaluar. Sigurisht është një sukses i rëndësishëm por nuk është fundi i historisë, pasi shohim të gjithë se ka ende vend për reduktim të mëtejshëm” theksoi Volfarth.

Në këtë takim kanë qenë të pranishëm edhe drejtori i policisë së shtetit Hysni Burgaj, drejtues të policisë si dhe krerë të pushtetit vendore, ku është diskutuar edhe për planin e masave që do të marrë policia në bashkëpunim edhe me vendorët për luftën kundër drogës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›