Robben dhe Ribery nuk janë kalibër i Messit

Legjenda holandeze Ruud Gullit ka kritikuar dyshen e Bayern Munichut, Arjen Robben dhe Franck Ribery duke theksuar se ata janë larg nga kalibri i futbollistëve më të mirë në botë.
Ish reprezentuesi holandez beson se dy anëtarët e Bayernit janë ende larg më prapa se kalibri i Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos.
“Bayerni është ekip i mirë. Ata nuk kanë shumë yje. Messi dhe Ronaldo janë yje. Ata kanë kalibër tjetër si Arjen Robben dhe Franck Ribery”, deklaroi Gullit për të përditshmen gjermane Bild.