Arrestimet eku Po njollosni UK-ne

Arrestimi i njëmbëdhjetë pjesëtarëve të ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës si dhe urdhër-arresti për komandantin e Brigadës “Kumanova” Fatmir Limajn, nën akuzën për krime të luftës ka ngjallur reagime të shumta në Kosovë dhe ka tensionuar situatën politike. Ish- komandanti i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Agim Çeku tha se është tejet i shqetësuar me arrestimet e pjesëtarëve të UÇK-së. Sipas tij, këto janë përpjekje të sponsorizuar nga Serbia me qëllim të njollosjes së luftës së pastër të UÇK-së për lirinë e vendit.
“Po harrohet fakti se në Kosovë ka ndodhë një luftë, ku ka pasur pushtuesin në këtë rast Serbinë dhe i ka pasur çlirimtarët në këtë rast UÇK-në. Të gjitha këto përpjekje të sponsorizuara nga Serbia janë përpjekje për ta paraqitur Serbinë si viktimë. Mirëpo, dihet shumë mirë edhe bota e din mirë kush është viktimë e kush është agresori. Unë kurrë nuk jam pajtuar, kurrë nuk do të pajtohem dhe askush nuk mund të më bind se ushtarët e UÇK-në kanë kryer krime. Lufta nuk është lojë shahu por situatë për vdekje apo për jetë dhe çdo luftë ka pasur viktima, çdo luftë, shpresoj që kurrë të mos ndodh, por në çdo luftë dihet kush është agresor, kush viktimë dhe kush fitues. Ne kemi qenë viktimë, jemi fitues dhe kërkojmë nga tjerët të na trajtojnë si viktimë dhe fitues” tha Çeku.
Kundër arrestimit të pjesëtarëve të UÇK-së kanë protestuar para selisë së EULEX-it edhe mijëra studentë të Universitetit të Prishtinës.
“Ne studentët e UP-së nuk do të lejojmë asnjëherë as EUELX-in e as të tjerët të njollosin luftën e lavdishme të UÇK-së” tha studenti Liridon Bujupi.
Protesta janë mbajtur edhe në qytetin e Malishevës ku qytetarët duke me thirrjet “UÇK - Limaj dhe parullat “Boll ma EULEX”, “Çlirimtarët nuk janë kriminel”, “Lironi çlirimtarët”, kanë shprehur pakënaqësinë e tyre ndaj arrestimeve të kryera nga EULEX-i.
Ka reaguar edhe Lëvizja Vetëvendosje e cila vlerëson se arrestimet e EULEX-it janë një shërbim i radhës për Serbinë në negociata e nisura me Kosovën dhe se nëpërmjet kësaj strategjie EULEX i po mundohet ta diskreditojë Kosovën si dhe t'i japë përparësi morale Serbisë.
Bul Salihu