Libi forcat qeveritare sulm mbi Bengazi

Forcat besnike të Muamar Gadafit nisin sulmin mbi Bengazi, fortesën e kryengritësve, rënia e së cilës i jep fitoren regjimit të kolonelit. Burime të BBC-së thonë se forcat qeveritare kanë kryer sulmet e para ajrore në periferitë e Bengazit. Edhe televizioni shtetëror libian ka njoftuar për nisjen e sulmit mbi qytet, ndërsa një zëdhënës i kryengritësve tha se avionë luftarakë kanë goditur aeroportin dhe rrethinat e Bengazit.
Ndërkohë, sipas agjencisë shtetërore, Xhana, ushtria libiane ka njoftuar se të dielën do të ndërpresë operacionet luftarake, në mënyrë që t'u mundësojë forcave anti-qeveritare të dorëzohen dhe të shfrytëzojnë amnistinë.
Ndërkohë, beteja për qytetin kyc të Axhdabijas shënon rastin e parë të përballjes së forcave qeveritare me njësi të ushtrisë që kanë marrë anën e kryengritësve. Tanke, artileri dhe një helicopter i janë shtuar rezistencës në Axhdabija, qytet, kontrolli mbi të cilin raportohet të ketë ndryshuar disa herë. Mbi 30 janë të vrarët dhe 80 të plagosurit në ditën e fundit të luftimeve.
Nëse Gadafi arrin të spastrojë tërësisht kryengritësit në Axhdabija, rruga drejt Bengazit është e hapur.
Ndërsa Kryqi i Kuq është tërhequr nga qyteti, vetë kryengritësit i druhen genocidit, në rast se Bengazi bie në duart e Gadafit. Ata kërkojnë ndërhyrjen e menjëhershme të Kombeve të BAshkuara.
Ndërkohë, Këshilli i Sigurimit i OKB-së pritet të votojë për një zonë ndalim fluturimi mbi Libinë.
Shefi i NATO-s, Rasmusen tha se ai nuk mendon se është vonë për ndërhyje në Libi, por shtoi se gjithcka varet nga Kombet e Bashkuara.
Juli Prifti